Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni mposht ngushtë Monchengladbachun

Bayern Munich ka realizuar fitoren e tretë nga po aq ndeshje në fillim të sezonit në Bundesligë.

Kampioni mposhti 2:1 të shtunën Borussia Monchengladbachun në shtëpi.

Gladbachu kaloi në epërsi në minutën e 30-të nëpërmjet Ko Itakuras. E Bayerni u kthye me Leroy Sanen në minutën e 58-të dhe Mathys Telin në të 87-n.

Bayerni dhe Leverkuseni janë dy ekipet e vetme me pikë maksimale deri tash.

Monchengladbachu ka vetëm një pikë.

Artikuj të ngjashëm