Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni në garë për Hojlundin

Bayern Munichu po e rivalizon Juventusin për sulmuesin e ri të Danimarkës, Rasmus Hojlund. “Bild” shkruan të enjten se Bayerni është futur në garë për Hojlundin me kërkesën e trajnerit Thomas Tuchel, i cili po e sheh 20-vjeçarin si përforcim të duhur për sezonin e ri.

Hojlund është pjesë e Atalantas, ndërsa ekipi italian po kërkon të paktën 40 milionë euro për ta lënë të lirë në fund të sezonit aktual.

Hojlund verën e shkuar iu bashkua Atalantas dhe në sezonin e tij të parë në Serie A ka treguar paraqitje të mira. Ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 2 asistime në 23 paraqitje, ndërsa me Atalantan ka kontratë deri në verën e vitit 2027.