Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtohet konkurrenca për Hojlundin

Pas Barcelonës edhe Real Madridi e Arsenali janë futur në garë për sulmuesin danez, Rasmus Hojlund ka raportuar “Calciomercato” të martën. Hojlund po konsiderohet si Erling Haalandi i ardhshëm, ndërsa skuadra e Atalantas për kartonin e tij po kërkon 40 milionë euro.

20-vjeçari ka treguar paraqitje të mira këtë sezon, ku ka shënuar 13 gola në të gjitha garat, ndërsa ekipit italian iu bashkua nga Sturm Grazi.

Hojlund ka edhe pesë asistime, ndërsa Atalanta po pret ofertat zyrtare për lirimin e tij të verë. Ai ka kontratë me skuadrën e Atalantas deri në verën e vitit 2027.