Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atalanta kërkon 40 mln për Hojlundin

Sulmuesi danez, Rasmus Holjund, po vlerësohet si Erling Haalandi i ardhshëm pasi ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha të Evropës. Kjo ka bërë që drejtuesit e Atalantas tashmë të caktojnë çmimin për 20-vjeçarin.

Për ta lënë Hojlundin të lirë në verë, Atalanta po kërkon hiq më pak se 40 milionë euro, ka bërë të ditur “Football-Italia” të hënën.

Ai iu bashkua ekipit italian në fillim të këtij sezoni nga Sturm Grazi dhe ka shënuar gjashtë gola në 20 paraqitje në të gjitha garat. Hojlund ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2027, ndërsa ka regjistruar edhe dy paraqitje me Përfaqësuesen e Danimarkës.

Artikuj të ngjashëm