Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni monitoron Watkinsin

Forma e mirë që po tregon sulmuesi Ollie Watkins këtë sezon në kampionatin e Anglisë ka tërhequr vëmendjen e skuadrës së Bayern Munichut. “Kicker” njofton të hënën se Bayerni po përgatit ofertën për shërbimet e 27-vjeçarit, i cili ka kontratë me Aston Villan deri në vitin 2025.

Për ta bindur ekipin anglez në lirimin e tij këtë verë, thuhet se Bayerni do të ofrojë rreth 30 milionë euro.

Watkins ka shënuar 14 gola deri më tani në Premier League, ndërsa ka edhe 6 asistime në 33 ndeshje të luajtura.

Ai është pjesë e Aston Villas prej vitit 2020 kur iu bashkua nga skuadra e Brentfordit, si dhe ka 7 paraqitje e 2 gola për Përfaqësuesen e Anglisë.