Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali me ofertë për Watkinsin

Sulmuesi Ollie Watkins pritet të jetë përforcimi i parë i Arsenalit në afatin kalimtar të janarit, ka njoftuar “Daily Mail” të hënën. Mësohet se Arsenali ka bërë ofertë zyrtare për 27-vjeçarin, i cili pëlqehet dhe po kërkohet me ngulm nga trajneri Mikel Arteta.

Për ta bindur Aston Villan në lirimin e tij, thuhet se Arsenali ka ofruar 50 milionë euro për kartonin e anglezit. Watkins edhe këtë sezon ka vazhduar me formën e mirë, duke shënuar 7 gola dhe asistuar 4 herë në 13 ndeshje të luajtura deri më tani.

Ai ka edhe 8 paraqitje e 3 gola për Anglinë, ndërsa me Aston Villan ka kontratë deri në verën e vitit 2028. Watkins është pjesë e Aston Villas prej vitit 2020 kur iu bashkua nga skuadra e Brentfordit.

Artikuj të ngjashëm