Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani interesohet për sulmuesin Watkins

Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për sulmuesin e Aston Villas, Ollie Watkins ka shkruar “Gazzetta dello Sport” të premten. Bëhet e ditur se Milani po përgatit ofertën për 27-vjeçarin, të cilin po synon ta transferojë në verën e ardhshme.

Watkins te Milanit po shihet si zëvendësim ideal për francezin Olivier Giroud, të cilit i skadon kontrata me ekipin italian në fund të këtij edicioni.

Watkins është pjesë e Aston Villas prej vitit 2020, ndërsa edhe këtë edicion ka vazhduar me paraqitje të mira. Ai ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 2 asistime në 8 ndeshje të luajtura, si dhe është reprezentues i Anglisë, për të cilën ka realizuar dy herë në 7 paraqitje.

Ai ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 40 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm