Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni me ofertë për Tsygankovin

Bayern Munichu po synon një lëvizje të pazakontë në afatin kalimtar të janarit.

“Bild” ka shkruar të hënën se Bayerni është i interesuar në shërbimet e mesfushorit ofensiv të Gironas, Viktor Tsygankov.

Futbollisti ukrainas ka treguar paraqitje të mira te Girona prejse iu bashkua në janar të vitit të shkuar nga Dynamo Kievi dhe po pëlqehet nga trajneri Thomas Tuchel. Thuhet se Bayerni ka bërë gati 30 milionë euro për ta bindur Gironan në lirimin e 25-vjeçarit. Tsygankov ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2027, ndërsa këtë edicion ka 1 gol e 1 asistim në 8 ndeshje në La Liga.

Krahas Bayernit, Tsygankov ka tërhequr edhe vëmendjen e skuadrave nga Anglia.

Artikuj të ngjashëm