Bayern Munichu e ka zyrtarizuar transferimin e tretë të afatit kalimtar dimëror.
Bavarezët të enjten e kanë bërë zyrtar lajmin për afrimin e Bryan Zaragozas, 22-vjeçar, nga skuadra spanjolle, Granada.
Zaragoza mendohej se do të transferohej në verë për 13 milionë euro plus bonuse tjera, por Bayerni e ka bërë anëtar të skuadrës pesë muaj më herët.
Ai ka kaluar fillimisht në formë huazimi te Bayerni për pesë milionë euro, ndërsa nga korriku i këtij viti, ai do të jetë pjesë e Bayern Munichut deri në vitin 2029.
“Kalova te Bayerni që të rritem këtu, te një prej skuadrave më të mëdha në botë. I jam mirënjohës Granadas për kohën e shkëlqyer të kaluar së bashku. Nuk do ta harrojë asnjëherë. Mezi pres të fillojë sepse kemi synime të mëdha”, ka deklaruar Zaragoza, që është futbollist i krahut.