Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni interesohet për Szczesnyn

Szczesny

Bayern Munichu ka shprehur interesim për portierin e Juventusit, polakun Wojciech Szczesny ka raportuar “Tuttosport” të martën.

Bayerni po e sheh Szczesnyn si rezervë për Manuel Neuerin, pasi zvicerani Yann Sommer do të transferohet tek Interi.

Për kartonin e polakut 33-vjeçar, Bayerni është gati të ofrojë deri në 15 milionë euro.

Szczesny, së fundmi ka rinovuar kontratën me Juventusin deri në verën e vitit 2025 dhe është pjesë e ekipit nga Serie A prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Arsenali.

Artikuj të ngjashëm