Bayern Muencheni dëshiron të rinovojë kontartën me Alphonso Daviesin, raporton “Sport1” të mërkurën, transmeton Koha.net.
Kontrata e Daviesit 19-vjeçar me Bayernin skadon në vitin 2023, por klubi bavarez dëshiron të vazhdojë kontratën me kanadezin edhe për dy vite tjera.
Davies ka impresionuar këtë stinor. Ai shkëlqeu të martën në fitoren 3:0 të Bayernit në udhëtim ndaj Chelseat në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve. Davies ka realizuar një gol e asistuar tetë tjerë në 29 ndeshje në të gjitha garat.