Bayern Muencheni është i interesuar të transferojë sulmuesin kroat të Juventusit, Mario Manxhukiq, bën të ditur “Gazzetta dello Sport” të enjten
Agjenti i Manxhukiqit, Giovanni Branchini është duke biseduar me krerët e Bayernit për një rikthim të Manxuikiqit në Mynih.
Branchini u përkujdes edhe për huazimin e Ivan Perishiqit nga Interi te Bayerni. Bayerni është i gatshëm t'i ofrojë Manxhukiqit kontratë dyvjeçare me pagë vjetore prej pesë milionë euro, transmeton “Koha Ditore”. Mirëpo, Juventusi është i gatshëm të lëshojë 33-vjeçarin vetëm nëse paguhet dëmshpërblimi prej 15 milionë euro.
Manxhukiq kishte kaluar dy vite te Bayerni nga 2012 deri më 2014, duke shënuar 48 gola. Ai fitoi dy herë Bundesligën dhe po ashtu edhe Ligën e Kampionëve. Manxhukiq këtë verë ishte kërkuar edhe nga Manchester Unitedi.