Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni hyn në garë për Draxlerin

Raportohet se Bayern Munich po e konsideron transferimin e Julian Draxlerit nga Paris Saint-Germaini.

Westdeutsche Allgemeine Zeitung raporton se bavarezët janë duke monitoruar situatën e Draxlerit, i cili pas transferimit të Neymarit në PSG është lidhur me një largim nga Parku i Princave, transmeton Koha.net.

Në garë për të raportohet se janë edhe Arsenali, Liverpooli e Manchester Unitedi.

Megjithatë, kampioni gjerman po e shqyrton mundësinë që të ofrojë 40 milionë euro për ta rikthyer Draxlerin në Bundesligë.

Artikuj të ngjashëm