Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle interesohet për Draxlerin

Julian Draxleri karrierën mund ta vazhdojë në Angli.

Për mesfushorin e PSG-së ka shfaqur interesim Newcastle United.

Mediat në Francë shkruajnë se drejtuesit e Newcastlet kanë nisur bisedimet me agjentin e lojtarit pasi janë të bindur se mund ta sjellin gjermanin në “St. James Park”.

Po ashtu, klubi anglez është gati t’i hapë negociatat me PSG-në për Draxlerin.

28-vjeçari ka kontratë me Parisin deri në vitin 2024. Faqja e specializuar për transferime “Transfermarkt” e vlerëson Draxlerin 18 milionë euro.