Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni fokusohet që ta mbajë pozitën e parë

Pasi u kthye në krye të tabelës, Bayern Munichu do të jetë i fokusuar që ta mbajë atë pozitë deri në fund të edicionit në Bundesligë.

Bavarezët të shtunën nga ora 18:30 luajnë në udhëtim te Werder Bremeni, në kuadër të xhiros së 31-të.

Bavarezët janë të parët në tabelë me 62 pikë, por diferenca me përcjellësin e parë, Dortmundin, është vetëm një pikë.

Nëse fiton Bayerni do të bënte tjetër hap të madh drejt sigurimit të titullit të 11-të rresht në Gjermani. Por i duhet t’i fitojë katër ndeshjet e mbetura që mos të varet nga rezultatet të cilat i merr Dortmundi.

Dortmundi të dielën luan në shtëpi kundër Wolfsburgut nga ora 17:30. Kjo do të jetë ndeshja e fundit e kësaj xhiroje.

Edhe Bayernin e pret derbi në Leverkusen Futboll Bayernin e pret derbi në Leverkusen

Fitorja e fundit e Werder Bremenit kundër Bayernit në të gjitha garat ka qenë para 30 ndeshjeve, kur kishte fituar 5:2 në Munih.

Që nga ajo kohë, Bayerni ka fituar 26 ndeshje dhe ka barazuar në katër duelet tjera.

Werder Bremeni është në pozitën e 12-të me 35 pikë dhe matematikisht ende nuk e ka siguruar mbijetesën.

Sulmuesi i rrezikshëm Niclas Fuellkrug nuk ka arritur që të shërohet nga lëndimi i pulpës dhe pritet t’i mungojë Werderit në këtë ballafaqim.

Ai ka 16 gola në këtë edicion të Bundesligës.

Bavarezët nën drejtimin e trajnerit Thomas Tuchel kanë fituar vetëm tri nga tetë ndeshje. Gjatë kësaj periudhe, Bayerni u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe nga Kupa e Gjermanisë.

Edhe kundërshtari i Dortmundit, Wolfsburgu, nuk mund të mburret për duelet e ndërsjella me “verdhezinjtë”.

Edhe Bayerni synon fitore edhe ndaj Bremenit Futboll Bayerni synon fitore edhe ndaj Bremenit

Wolfsburgu megjithatë ka fituar 2:0 ndaj Dortmundit në muajin nëntor, por para këtij dueli kishte humbur 13 ndeshje dhe kishte barazuar në një tjetër. Kjo seri vlente prej finales në Kupën e Gjermanisë në vitin 2015, të cilën e kishte fituar Wolfsburgu 3:1. Ka qenë edhe ndeshja e fundit e Kevin de Bruynet me këtë skuadër.

Për top-katërshe në Bundesligë luftojnë Union Berlini e Freiburgu që kanë nga 56 pikë, si dhe Leipzigu që ka mbetur paksa prapa, me 54 pikë.