Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni fiton derbin ndaj Leipzigut

Bayerni ka fituar bindshëm në udhëtim te Leipzigu me rezultat 1:4.

Bavarezët shënuan përmes Lewandowskit qysh në minutën e 12-të, ndërsa me të filluar pjesa e dytë realizuan edhe dy gola të shpejtë, përmes Musialas në të 47-n dhe Leroy Sane në të 54-n. Choupo-Moting u fut në listën e realizatorëve në fund të ndeshjes.

Vendasit krejt çka mund të bënin ishte shënimi i një goli me anë të Laimerit në minutën e 58-të.

Pas katër ndeshjeve të para, Bayerni ka 10 pikë, ndërsa Leipzigu vetëm tre.

Artikuj të ngjashëm