Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayern Munichu mposht Leipzigun dhe përforcon pozitën e parë

Bayern Munichu ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 1:0 në derbin e xhiros së 27-të të Bundesligës.

Me këtë fitore “bavarezët” janë në pozitën e parë në renditje me 64 pikë shtatë më shumë se Leipzigu që ka 57 sosh.

Takimi nisi i baraspeshuar me të dyja ekipet që tregoheshin të kujdesshme. Por ishin “bavarezët” që shënuan në minutën e 38-të me Leon Goretzka që me një goditje të fuqishme kaloi ekipin e tij në epërsi në 1:0.

Edhe pjesa e dytë ishte e ngjashme me të dyja ekipet që ishin shanse të mira, por rrjetat nuk u tundën.

Deri në fund, “bavarezët” arritën të ruanin epërsinë prej një goli për t’i arkëtuar pikët e plota nga kjo përballje.

Artikuj të ngjashëm