Bayern Munichu ka arritur një fitore të vështirë në ndeshjen ndaj Leipzigut me rezultatin 3:2.
Në këtë takim u veçua portieri i Bayernit, Manuel Neuer, me disa pritje vendimtare.
Në minutën e 12-të vendasit i kaloi në epërsi Thomas Muller për 1:0.
Mysafirët barazuan me Andre Silvan në minutën e 27-të.
“Bavarezët” rikthyen sërish epërsinë me Robert Lewandowskin në minutën e 44-të për 2:1.
Me të nisur pjesa e dytë, Leipzigu barazoi sërish me Christopher Nkunku në 2:2.
Por në minutën e 58-të nikoqirët shënuan për 3:2 me autogolin e Josko Gvardiol.
Me këtë fitore Bayern Munichu mbetet lider në Bundesliga me 52 pikë, derisa Leipzigu renditet në pozitën e shtatë me 31 sosh.
Artikuj të ngjashëm