Futboll

Bayerni nis mbrojtjen e titullit me fitore 6:0

bayern

Bayern Muncheni e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit.  Bayerni të premten mbrëma në kuadër të xhiros së parë të edicionit të ri në Bundesligë e mposhti shumë thellë Leipzigun në shtëpi me rezultatin 6:0. 

Michael Olise realizoi për 1:0 në minutën e 27-të. Pesë minuta më pas, Luis Diaz, shënoi për 2:0. 
Olise në minutën e 42-të shënoi sërish për 3:0. 

Tre golat e fundit i shënoi qendërsulmuesi anglez, Harry Kane. Golin për 4:0, Kane e realizoi në minutën e 64-t. Dhjetë minuta më pas, Kane e shënoi golin e pestë kurse të gjashtin e shënoi në minutën e 78-të. 

Leipzigut iu anulua një gol i Antonio Nusas në minutën e 66-të për shkak të pozitës jashtë loje. 

Bavarezët të dielën e kaluar e fituan Superkupën e Gjermanisë duke e mposhtur në finale Stuttgartin me rezultatin 2:1.