Bayern Munichu ka fituar derbin e madh gjerman ndaj Borussia Dortmundit me rezultatin 3:2
Kampioni në fuqi të shtunën në “Signa Iduna Park” ka marrë tri pikë të mëdha në luftë për titull të kampionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesa e parë u karakterizua me raste të shumta, ku u shënuan tri gola. Julian Brandt i kaloi vendasit në epërsi në minutën e pestë për 1:0.
Vetëm katër minuta më vonë barazoi sulmuesi Robert Lewandowski, në 1:1.
“Bavarezët” shënuan edhe në minutën e 44-të me Kingsley Coman për 2:1.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Me të nisur pjesa e dytë vendasit barazuan rezultatin. Ishte Erling Haaland që shënoi gol të bukur për 2:2.
Por golin e fitores për Bayernin e shënoi Lewandowski nga pika e bardhë për 3:2.
Bayern Munichu është lider në Bundesliga me 34 pikë katër më shumë se Dortmundi, që është në vendin e dytë.