Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni siguron titullin për sezonin e 10-të me radhë

Bayern Munichu ka siguruar titullin kampion në xhiron e 31-të të Bundesligas në derbin ndaj Borussia Dortmundit duke e mposhtur me rezultatin 3:1.

Tri ndeshje pa përfunduar kampionati, “bavarezët” edhe matematikisht kanë siguruar titullin e 10-të radhazi dhe të 32-tin në histori të klubit.

Në minutën e 15-të Serge Gnabry shënoi gol të bukur për 1:0.

Robert Lewandowski dyfishoi epërsinë në minutën e 34-të. Me rezultatin 2:0 u mbyll pjesa e parë.

Dortmundi ngushtoi rezultatin në minutën e 52-të me Emre Can nga pika e bardhë.

Në minutën e 83-të Jamal Musiala vulosi fitoren prej 3:1.

Bayern Munichu pas 31 ndeshjeve është lider me 75 pikë. Dortmundi mban pozitën e dytë me 63 pikë.

Artikuj të ngjashëm