Bayern Munichu e pret Borussia Moenchengladbachun të shtunën në shtëpi, në ndeshjen që nis në orën 18:30.
Bayerni ka fituar 10 tituj rresht, kurse asnjë skuadër në Bundesligë nuk ka pasur më shumë suksese se Gladbachu kundër bavarezëve gjatë kësaj periudhe.
Në këta dhjetë vjet Bayerni dhe Gladbachu kanë fituar nga nëntë ndeshje, ndërsa katër ballafaqime janë mbyllur baras.
Në sezonin e kaluar Gladbachu e mposhti 2:1 Bayernin në “Allianz Arena”, dhe barazoi 1:1 në shtëpi.
Por, 32-herë kampioni i Gjermanisë, Bayerni, fitoi 5:0 në Kupën e Gjermanisë.
Edhe
Bayerni mund të bëhet kampion këtë vikend
Skuadra tjetër e njohur e Gjermanisë, Dortmundi, që në fillim të sezonit ka dy fitore e një disfatë, do të luajë në udhëtim te Hertha Berlini, të shtunën nga ora 15:30.
Bayerni është lider me nëntë pikë nga tri ndeshje.