Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni dhe Liverpooli po mundohen ta bindin Alonson

Presidenti i nderit i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka thënë se klubi po garon me Liverpoolin për ta siguruar Xabi Alonson si trajner të ardhshëm.

Spanjolli Alonso, ish-lojtar i të dyja ekipeve, është në prag të fitimit të titullit me Leverkusenin, që do të ishte i pari për klubin “kuqezi”.

“Ekipe si Liverpooli, Real Madridi, Leverkuseni dhe Bayerni po punojnë për t’i siguruar shërbimet e tij”, ka thënë Hoeness për “Ran Sport”.

“Ai ka treguar se mund të bëhet trajner për periudhë të gjatë”, ka thënë Hoeness.

Nga skuadra e Bayernit në fund të sezonit do të largohet trajneri Thomas Tuchel, ndërsa të njëjtën gjë do ta bëj edhe Juergen Kloppi me Liverpoolin.

Carlo Ancelotti e ka vazhduar kontratën me Real Madridin deri në vitin 2026.

Edhe Alonso zyrtarizohet trajner i Chelseat: Duam trofe Futboll Alonso zyrtarizohet trajner i Chelseat: Duam trofe

Alonso pesë vjet si futbollist i ka kaluar edhe te Reali.

Kontrata e Alonsos me Leverkusenin skadon në vitin 2026.