Xabi Alonso do të firmosë me Real Madridin kontratë të vlefshme deri në vitin 2028, u bë e ditur të hënën. Alonso tashmë ka konfirmuar largimin nga Bayer Leverkuseni, ndërsa drejtimin e madrilenëve e merr pas përfundimit të këtij edicioni.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka konfirmuar se marrëveshja është arritur tashmë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFillimisht Real Madridi do t'i bëjë përshëndetje të ngrohtë Carlo Ancelottit e më pas do të fillojë epoka Alonso.
Xabi Alonso ka udhëhequr Bayer Leverkusenin drejt titullit të Gjermanisë në edicionin e kaluar dhe çmohet për punën e bërë.
Ndërkohë Madridi me shumë gjasa e përfundon edicionin pa trofe të fituar.