Spanjolli Xabi Alonso së shpejti pritet të konfirmohet trajner i Real Madridit.
Alonso ditë më parë e zyrtarizoi largimin nga Bayer Leverkuseni, ndërsa drejtimin e madrilenëve e merr pas përfundimit të këtij edicioni në Spanjë.
“Marca” ka raportuar të martën se Alonso i ka kërkuar presidentit të Realit, Florentino Perez, t’i sjellë tri përforcime në skuadër.
Alonso ka synim që ta forcojë mbrojtjen te Reali dhe siç është raportuar, Trent Alexander-Arnold dhe Dean Huijsen priten të jenë transferimet më të reja të “Los Blancos”.
Reali do të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër. Priten të largohen futbollistë si Lucas Vazquez dhe Rodrygo.
43-vjeçari Alonso me Realin pritet të firmosë kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.