Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni dëshiron ta shtyjë ndeshjen kundër Gladbachut

Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich, dëshiron që ta shtyjë ndeshjen hapëse të pjesës së dytë të sezonit kundër Borussia Monchengladbachut që është në program të luhet të premten.

Arsyeja e shtyrjes së ndeshjes është për shkak se te bavarezët kanë dalë tetë raste pozitive me koronavirus.

“Fakti është se Bayerni dëshiron ta shtyjë ndeshjen. Por këtë e vendos liga”, ka thënë të mërkurën drejtori sportiv i Gladbachut, Max Eberl.