Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shtyhet ndeshja e Bundesligës, mësohet arsyeja

Hamburg

Ndeshja e së martës në Bundesligë ndërmjet Hamburgut dhe Bayer Leverkusenit u shty më pak se tre orë para fillimit për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Gjermania është goditur nga një stuhi e madhe bore ditët e fundit, por ndeshja në Hamburg dukej se do të zhvillohej.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por në një deklaratë të lëshuar disa orë para fillimit të ndeshjes nga Bundesliga u tha se problemet strukturore me kulmin e stadiumit “Volksparkstadion” nënkuptonin se ndeshja nuk mund të luhej në mënyrë të sigurt.

Gjatë fundjavës dy ndeshje të Bundesligës u shtynë për shkak të reshjeve të dendura të borës.

Në deklaratën e Hamburgut shkruan se uji i shkrirë është grumbulluar në kulmin e stadiumit gjë që paraqet rrezik për shikuesit.