Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayern Munichu përcjell nga afër Gravenberchun

Drejtori sportiv i Bayern Munichut , Hasan Salihamixhiq, ishte në Amsterdam për të parë nga afër Ryan Gravenberchun.

Kampioni gjerman po synon ta bindë Ajaxin për ta liruar mesfushorin që po shkëlqen këtë edicion.

Klubi gjerman thuhet se është i gatshëm të dërgojë një ofertë rreth 25 milionë euro për holandezin.

“Bavarezetë” do të nisin bisedimet me lojtarin për ta bindur të transferohet në Gjermani.

19-vjeçari ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2023. Këtë edicion ka luajtur 36 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar dy gola dhe ka bërë pesë asistime.

Artikuj të ngjashëm