Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është futur në procedurë disiplinore nga Komisioni i Garave të Federatës së Futbollit të Kosovës, në njoftimin e lëshuar të hënën.
Në vendimet e KG-së, bëhët e ditur se është iniciuar procedurë disiplinore ndaj Batatinës për shkak të deklaratave të tij pas ndeshjes mes Ferizajt dhe Llapi. Llapi e humbi këtë ndeshje me shifrat 2:1 të dielën, ndërsa Batatina ka akuzuar gjyqtarët për epilogun përfundimtar të saj.
Po ashtu, procedurë disiplinore është ngritur edhe ndaj zyrtarit të Llapit, Muhamet Rexhepit, i cili pas përfundimit të ndeshjes ka fyer dhe kërcënuar gjyqtarët e sistemit VAR derisa po shkonin në zhveshtore.