Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Batatina: Fitoren na mori Gramoz Shala

kf llapi, sport, tahir batatina, futboll,

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka kritikuar ashpër gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Gramoz Shalën. Batatina ka deklaruar se Shala ia mori fitoren skuadrës së tij. Sipas Batatinës, Gjilan nuk do të mund të merrte pikë deri në mëngjes.

“Unë jam i zhgënjyere me rezultatin. Ky arbitër nuk e meriton të referojë në Sperligë. Gramoz Shalës duhet ti vjen marre. Sot u vërejt se që nga sekonda e parë kishte ardhur me na mposht. Vetëm karakteri i Llapit ia doli. Këto pikë i mori Gramoz Shala e jo Gjilani. Çdo kontakt i yni ka qenë faul për kundërshtarin. Duhet t’i vjen marre sepse njerëzit po investojnë miliona. Ai e di më se miri me njerëzit që janë atje në Federatë se çka kanë bërë sot. E kemi dominuar Gjilanin. Deri në mëngjes Gjilani me pas luajt nuk do të shënonte. Këto pikë le ti marr Gramozi le ti qon te shpija. Sa të jam unë, Gramoz Shala më nuk do ti referojë Llapit. Përgjegjësia është e tij personale”, u shpreh Batatina.

Ai mendon se gjyqtari Shala ka dhënë karton pa nevojë.

“Nuk ishte për karton të kuq sepse ishte në mes të fushës. Ka dhënë kartonë pa nevojë. Nuk e meriton me qenë në derbi Gramoz Shala. Ne kemi pasur gjithçka. Nuk na ka lënë me luajt futboll. Çdo ndërhyrje ka dhënë karton. Në fillim ka dhënë pesë karton të verdhë. Gjilanit ia uroi një pikë. Kjo është humbje për ne. Llapin mund ta sheh vetëm në televizor, me i referua më jo”, përfundoi Batatina.

Gjilani dhe Llapi luajtën baras 1:1 në kuadër të javës së 25-të. Me 48 pikë, Gjilani zë vendin e dytë me tri pikë më pak se Ballkani që është në pozitën e parë. Llapi ka 41 pikë dhe renditet i katërti.

Artikuj të ngjashëm