Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketbollistja që shënoi 116 pikë në një ndeshje, rekord i ri në Kosovë

U desh të pritej nëntë vjet për të thyer rekordin e vendosur, nga ish-basketbollisti i Prishtinës, Granit Rugova për shënimin e më shumë pikëve në një ndeshje në basketbollin kosovar.

Rugova kishte shënuar 110 pikë me fanellën e Prishtinës, në vitin 2009, në ndeshjen ndaj Mitrovicës, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, ky rekord është thyer në Superligën e femrave në basketboll.

Në ndeshjen e së shtunës, Vushtrria – Prishtina, basketbollistja e kryeqytetasve Marigona Rushiti, ka shënuar 116 pikë, në fitoren e thellë 126:31, që e bënë atë basketbollisten me më së shumti pikë në një ndeshje të zhvilluar, në Kosovë.

Basketbollistja e prishtinasve, thotë se ky rekord i vendosur është motivim dhe një kujtim i bukur në karrierën e saj të basketbollit.

Ndryshe, në konkurrencën e femrave rekordin për më së shumti pikë për ndeshje e kishte Arta Mustafa, në sezonin 2015/16 me 70 pikë të shënuara.