Sigal Prishtina është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në basketboll, pas dy humbjeve rresht.
Të dielën mbrëma, Prishtina e mposhti Istogun në kuadër të xhiros së 11-të. Skuadra prishtinase fitoi me rezultat 117:63.
Prishtina ishte skuadër dominante dhe rezultati në fund e dëshmon këtë.
Fisnik Rugova u dallua te Prishtina me 21 pikë e 13 kërcime. Dardan Berisha i kishte 21 pikë e 11 asistime.
Tyrese Prince i Istogut i kishte 12 pikë e katër kërcime. Nga 11 pikë i shënuan Kahlon Witeley e Arian Azemi.
Për Prishtinën ishte fitorja e gjashtë. Ka 17 pikë, sa edhe Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi. Istogu mbetet i fundit në tabelë. Ka një fitore e dhjetë humbje.