Fisnik Rugova është shpallur “MVP” i javës së 11-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Rugova shkëlqeu në fitoren e Rahovecit 029 kundër Pejës të dielën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” me rezultatin 83:71. Ai e ndihmoi Rahovecin 029 me 25 pikë, 11 kërcime e një asistim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRugova zuri vend në pesëshen e javës bashkë me Kelby Kramerin e Sigal Prishtinës, Sek Genryn e Mikaile Tmushiqin e Trepçës dhe Amin Hotin e Borës.