Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketbollisti amerikan vetizolohet për dhjetë ditë shkaku i vizitës në klub të striptizit

Basketbollisti i LA Clippers, Lou Williams, do të humbë dy ndeshje kur të rifillojë stinori në NBA, pasi ka pranuar se ka vizituar një klub striptizi, duke thyer protokollet e sigurisë, ka njoftuar BBC.

Lojtarët e stafet e 22 skuadrave janë vendosur në rezortin “Disney World” në Orlando, ku stinori i NBA-së do të rifillojë të enjten, pas pushimit të detyrueshëm shkaku i pandemisë.

Williams kishte leje të largohej nga kampusi pas vdekjes së mbesës së tij. 33-vjeçari do të përballej me një karantinë katërditore, por pasi u fotografua në klub striptizi, ai duhet të kalojë dhjetë ditë në izolim. Ai ka thënë se ishte vizitë e shkurtër dhe kishte shkuar për të ngrënë aty, pasi është restoranti i preferuar i tij.