Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketbollistët amerikanë po kthehen në Kinë

Basketbollistët amerikanë, duke përfshirë Jeremy Lin, kanë nisur të kthehen në Kinë ku pritet të rifillojë edicioni i basketbollit.

Kampionati në Kinë është pezulluar pas përhapjes së koronavirusit. Mediat lokale në Kinë kanë njoftuar se kampionati, që u ndal më 1 shkurt, mund të vazhdojë më 15 prill, ndonëse për këtë ende nuk është dhënë leja e nevojshme e autoriteteve kineze.

Në Kinë u shfaq koronavirusi për herë të parë, por në dy ditët e fundit nuk është raportuar për raste të reja të të infektuarve.

Pandemia ka bërë që të pezullohen shumica e ligave sportive në botë. NBA-ja është pezulluar më 12 mars, pasi një lojtar i Utah Jazz doli pozitiv në testet për koronavirus.

Rreth 40 amerikanë dhe lojtarë tjerë të huaj luajnë në 20 skuadrat e kampionatit të Kinës. Të gjithë duhet të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë pasi të arrijnë në Kinë.

Edhe Liga e basketbollit në Kinë do të rifillojë më 20 qershor Sport Liga e basketbollit në Kinë do të rifillojë më 20 qershor

Jeremy Lin, që bëri famë në NBA, ka publikuar një fotografi të tij në Kinë.

“Kam arritur në Pekin për të përfunduar edicionin në CBA”, ka shkruar basketbollisti i Beijing Ducks. “Basketbolli asnjëherë nuk ka qenë më i rëndësishëm. Botës i duhet basketbolli si asnjëherë më parë”.

Ish-lojtari i Sacramento Kings, Pooh Jeter është një amerikan tjetër që është në karantinë në Kinë. Ai është kthyer që të luajë për Fujian Sturgeons.

“Dita e parë në Kinë. Përshëndetje për ekipin tim Fujian që kujdeset për mua. Edhe 13 ditë për t’i kaluar”, ka shkruar Jeter.

Edhe Basketbollisti amerikan vetizolohet për dhjetë ditë shkaku i vizitës në klub të striptizit Sport Basketbollisti amerikan vetizolohet për dhjetë ditë shkaku i vizitës në klub të striptizit

Donatas Motiejunas nga Lituania, ka thënë se pret të luajë për Shanghai Sharks që nga mesi i prillit.

“Klubi më ka nisur një letër ku më ka ftuar që të kthehem. Vendimi që të kthehem ishte i imi”, ka thënë ish-lojtari i Houston Rockets. “Duket që të gjitha ndalesat do të anulohen në fund të muajit dhe jeta do të kthehet në normalitet”.