Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketbollisti amerikan distancohet nga skuadra e tij serbe në lidhje me luftën

Basketbollistët e skuadrës serbe Cërvena Zvezda shkaktuan goxha skandal të dielën mbrëma, kur nuk pranuan të mbajnë para nisjes së ndeshjes flamurin me ngjyrat e Ukrainës e ku shkruhej “Stop luftës”.

Pamjet nga ndeshja e zhvilluar në Lituani mes Zhalgirisit vendas dhe ekipit nga Beogradi, në kuadër të Euroligës, bën xhiron e botës për shkak të hezitimit serb për të dënuar luftën.

Në mesin e pesëshes së parë të ekipit serb, që nuk deshi të mbajë flamurin e Ukrainës, ishte edhe një amerikan.

Aaron White pas ndeshjes është sqaruar nëpërmjet Twitterit, duke thënë se ishte vendim i klubit të mos mbahej flamuri.

“Si ekip na është thënë të mos prekim flamurin. Dua t’ua bëjë të gjithëve të ditur se nuk e përkrah luftën dhe se dua paqe në gjithë botë”, ka shkruar White.

Edhe Basketbollistët serbë refuzojnë të mbajnë panon “ndaleni luftën”, fishkëllehen nga tifozët në Lituani Sport Basketbollistët serbë refuzojnë të mbajnë panon “ndaleni luftën”, fishkëllehen nga tifozët në Lituani

Serbia është ndër vendet e vetme në Evropë që nuk i ka vënë sanksione Rusisë për pushtimin që ka nisur më 24 shkurt në Ukrainë.

 

 

Refuzimi i basketbollistëve serbë për të dënuar agresionin rus nxiti tifozët lituan të fillojnë sharjet në kor dhe të shfaqin flamujt e Ukrainës dhe NATO-s.

Edhe Si u turpërua Zvezda e Beogradit për flamurin anti-Kosovë Futboll Si u turpërua Zvezda e Beogradit për flamurin anti-Kosovë