Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketbollistët serbë refuzojnë të mbajnë panon “ndaleni luftën”, fishkëllehen nga tifozët në Lituani

Basketbollistët serbë të Cërvena Zvezdës i kanë detyruar tifozët nga Lituania që të reagojnë para një ndeshjeje të Euroligës. Zvezda e Beogradit të dielën mbrëma ka luajtur në udhëtim ndaj Zhalgirisit në Kaunas. Ndeshja e shtyrë ishte vetëm për prestigj, pasi të dy skuadrat ishin pa gjasa për të kaluar në Top-8 të ligës elitare evropiane të basketbollit.

Ndërkohë ajo është kthyer në skandal, ka shkruar “index.hr”.

Basketbollistët e Zhalgirisit, ashtu si gjyqtarët, kanë bërë atë që të gjithë pjesëmarrësit e ndeshjeve të Euroligës në Kaunas e bëjnë – kanë mbajtur bashkë panon me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, ku shkruante “ndaleni luftën” (Stop War).

Por këtë kanë refuzuar ta bëjnë basketbollistët e klubit serb. Ata kanë refuzuar ta mbajnë panon, dhe kjo ka ngjallur reagimin e ashpër të tifozëve lituanë. Tifozët që kishin mbushur arenën kanë fishkëllyer gjatë e fuqishëm në drejtim të lojtarëve të klubit nga Beogradi.

Serbia është prej pak vendeve të botës që nuk e kanë dënuar pushimin e Ukrainës nga Rusia.

Ndeshjen e ka fituar Zhalgirisi, që festoi pas kohës shtesë. 103:98 ishte rezultati në fund.

Ishte ndeshja e fundit në Euroligë e legjendarit Paulius Jankunas. Ai ndeshjen e mbylli me 13 pikë e shtatë kërcime, ndërsa në kohën shtesë i realizoi tetë pikë.

Edhe Basketbollisti amerikan distancohet nga skuadra e tij serbe në lidhje me luftën Sport Basketbollisti amerikan distancohet nga skuadra e tij serbe në lidhje me luftën

Edgaras Ulanovas ishte më i miri te skuadra vendëse me 18 pikë. Zhalgirisi e ka mbyllur stinorin me tetë fitore e 20 humbje. Ndërkohë Zvezda ka 11 fitore e 16 humbje, kurse e luan edhe një ndeshje.

Në shumë vende ndeshjet sportive janë shfrytëzuar për të bërë thirrje për ndalje të luftës.

Pamjet KËTU