Tifozët e Partizanit, “Grobari”, kanë falënderuar huliganët rumunë për panon anti-Kosovë, të shpalosur të martën mbrëma në ndeshjen kualifikuese që Kosova e zhvilloi në Bukuresht.
Kosova u mposht nga Rumania.
Video:
Huliganët rumunë kishin shpalosur panon “Kosova është Serbi”, ndërsa kjo bëri që ndeshja të ndërpritej për 50 minuta.
Këtë pano e kanë përkrahur tifozët serbë që kanë shkruar “faleminderit vëllezërit rumunë”.
Kjo pano është shfaqur në ndeshjen miqësore të klubit të basketbollit Partizani, ndaj skuadrës spanjolle Fuenlabrada, të zhvilluar të mërkurën në Beograd.

Artikuj të ngjashëm
-
Huliganët rumunë kërkojnë ndihmën e serbëve
-
Akuza ndaj huliganëve qipriotë që shfaqën pankartën fyese ndaj Kosovës
-
Federata rumune dënon veprimin e “Uniti sub tricolori”
-
Tifozët serbë falënderojnë ata rumunë për “përkrahjen” në ndeshjen Rumani – Kosovë
-
Policia rumune ka identifikuar huliganët që shpalosën mesazhin “Kosova është Serbi”