Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Policia rumune ka identifikuar huliganët që shpalosën mesazhin “Kosova është Serbi”

Xhandarmëria e Rumanisë ka ndërmarrë veprime të menjëhershme ndaj huliganëve të grupit “Uniti sub tricolor” me të përfunduar ndeshja kualifikuese për “Euro 2024” mes Rumanisë dhe Kosovës që u luajt në Bukuresht.

Mediumet rumune kanë shkruar se veprimet e saj, xhandarmëria i ka ndërmarrë me të përfunduar ndeshja, të cilën e fitoi Rumania me rezultatin 2:0.

Në fakt, kjo ndeshje u ndërpre për 50 minuta në pjesën e parë për shkak të banerit të shpalosur në tribuna nga huliganët e grupit rumun, me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Pas përfundimit të ndeshjes, thuhet se xhandarmëria rumune ka nisur aksionin e saj ndaj huliganëve të grupit, i cili shpalosi atë mesazh në tribunat e stadiumit në Bukuresht.

“Prosport” ka shkruar se të gjithë huliganët e grupit janë ndaluar për më shumë se gjysmë ore në dalje të stadiumit për t’u identifikuar dhe fotografuar.