Huliganët e grupit “Uniti sub tricolor” kanë provokuar tifo-grupin e Kosovës “Dardanët” në një postim të gjatë në Facebook. Ky grup huliganësh, e ndërpreu ndeshjen e së martës mbrëma në Bukuresht ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës.
Ndeshja u ndërpre për 50-të minuta, shkaku i mesazhit të shpalosur “Kosova është Serbi” në fillim të pjesës së parë. Në një postim të gjatë, huliganët rumunë kanë thënë se pas asaj që e përjetuan në ndeshjen e luajtur në Prishtinë, i kanë pritur “Dardanët” në Bukuresht. Megjithatë, pasi ata nuk u shfaqën, “Uniti sub tricolor” kanë thënë se vendosën për t’u futur në stadium dhe për ta bërë veprimin e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fakt, ata edhe në Prishtinë, ndonëse nuk ishin në numër të madh, kanë brohoritur “Kosova është Serbi”.
“Si çdo udhëtim në Ballkan, por sidomos në atë ku u ndie më shumë niveli i urrejtjes për rumunët, të paktën në nivel stadiumi, u përgatitëm për një kundërvënie serioze. Prandaj qëndruam pothuajse vetëm në rreshtat e parë, pjesa tjetër e mbështetësve rumunë shkuan sa më larg nesh, në një sektor tjetër. Mirëpo, nuk u habitëm kur pamë se i vetmi reagim i të gjithë stadiumit, përfshirë edhe grupin e vetëm që mbështet kombëtaren e kësaj krahine, ishte të gjuanin sa të mundnin dhe të përsërisnin thirrjet e pjesës së parë duke kujtuar një etni më të afërt se ata mbështesin pikërisht kosovarët plus thirrjet provokuese ‘Hungari, Hungari’ Dhe kjo ishte gjithçka!’”, ka shkruar grupi i huliganëve rumun.
Ata kanë shkruar se janë keqtrajtuar nga policia, e cila i arrestoi dhe i sulmoi gjatë paraburgimity në Prishtinë. “Nisur nga ky fakt, gjatë të martës kemi pritur me interes ardhjen e grupit kosovar në vendin dhe kryeqytetin tonë, por kur filloi ndeshja, të dorëhequr dhe të bindur se nuk do të vijnë askund, më në fund u futëm të gjithë në stadium”, ka shkruar grupi rumun.