Policia rumune doli me një komunikatë para ndeshjes Rumani – Kosovë.
“Lidhur me specifikat e ndeshjes Rumani – Kosovë, e mohojmë informacionin që doli në publik që thotë se ‘katër tifozë serbë janë arrestuar nga policia rumune për fanella me mesazhin ‘Basarabia është Rumani – Kosova është Serbi’. Materialet me mesazhin e parë nuk janë sekuestruar, ndërsa ato me mesazhin ‘Kosova është Serbi ‘ janë depozituar në dhomën e objekteve të ndaluara, pasi nuk lejohen në arenën sportive nga organizatori i ngjarjes, në përputhje me rregulloet e UEFA-s. Theksojmë se personat në fjalë nuk janë ‘arrestuar’. Ata janë dërguar në komesariat për konstatimin e identitetit”, shkruan në komunikatën e policisë së Rumanisë.
Kaos në Bukuresht - lojtarët e Kosovës braktisin fushën pas thirrjeve “Serbi, Serbi”
-
Federata rumune me deklaratë zyrtare për incidentet: Ishte e paramenduar
-
Zbardhet raporti i CAS-it pse Kosova refuzoi rikthimin në fushë kundër Rumanisë
-
Rumania pritet të dënohet sërish, tani nga FIFA
-
CAS-i deklarohet për ndeshjen Rumani – Kosovë
-
Rumunët e presin këtë javë vendimin e CAS-it për ndeshjen me Kosovën