Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketbollistet e Bashkimit e fitojnë bindshëm ndeshjen e parë të plejofit

Basketbollistet e Bashkimit të Prizrenit e kanë fituar bindshëm ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit.

Të premten mbrëma në Prizren, në praninë e fare pak shikuesve, Bashkimi e mposhti Penzën e Pejës me rezultat 83:60. Skuadra prizrenase ka dominuar plotësisht dhe fitoren e siguroi shumë herët.

Sarah Mgbeike e udhëhoqi Bashkimin me 22 pikë e gjashtë kërcime. Adrienne Godbold i kishte 21 pikë, dhjetë kërcime e tri asistime. Te Penza u dallua Saranda Daci me 19 pikë e nëntë kërcime.

Ndeshja e dytë zhvillohet në Pejë, ndërsa Bashkimit i duhet edhe një fitore për të kaluar në finale. Bashkimi ishte i pari në stinorin e rregullt.

Në gjysmëfinalen tjetër të plejofit takohen Prishtina e Peja 03. Ndeshja e parë është të shtunën prej orës 18:00.