Amin Hot ka shënuar për tri pikë, 1:08 minuta para fundit, ndërsa Drilon Hajrizi realizoi dy gjuajtje të lira kur mbetën vetëm edhe 13 sekonda lojë. Dhe me pikët e tyre, Trepça fitoi ndeshjen dramatike ndaj Prizreni-16.
Ndeshja e së dielës mbrëma u luajt në “Minatori” dhe përfundoi 97:90 për Trepçën. Fare në fund Samir Zekiqi shënoi për tri pikë për rezultatin përfundimtar. Ndërkohë prizrenasit dështuan në sulmet e fundit të ndeshjes dramatike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas ndeshjes erdhi te një incident, përkatësisht te një përleshje e lojtarëve të dy skuadrave.
Për Trepçën është fitorja e dytë pas asaj të shënuar ndaj Golden Eagle Yllit.
Prizreni në xhiron e parë e kishte mposhtur Rahovecin.
Drilon Hajrizi ishte më i miri te Trepça me 22 pikë, nëntë kërcime e gjashtë asistime. Te Prizreni u dallua Ivan Koleviq me 25 pikë, tetë kërcime e nëntë asistime. Courtney Fells i kishte 29 pikë e shtatë kërcime.