Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, Prishtina mposht me lehtësi Lipjanin

Kampionia e Kosovës, Sigal Prishtina ka vazhduar me fitore në Superligë.

Prishtinasit e kanë mundur në udhëtim Lipjanin me rezultat 70:105 (11:27, 21:19, 18:28, 20:31).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bardhekaltrit kanë treguar një lojë më të mirë, duke qenë nga fillimi në epërsi, derisa vetëm çereku i dytë ishte i barabartë.

Te Lipjani u dalluan Demarkus Stuckey me 26 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime, si dhe Devaughn Jenkins me 23 pikë dhe dhjetë kërcime.

Te Sigal Prishtina u dalluan Dardan Berisha me 29 pikë, pesë kërcime e pesë asistime dhe Fahro Alihoxhiq me 21 pikë, tetë kërcime e tre asistime.

Prishtina ka katër fitore dhe një humbje, derisa humbja e gjashtë për Lipjanin nga gjashtë ndeshje.