Trepça ka vazhduar dominimin ndaj Sigal Prishtinës duke shënuar tjetër fitore bindëse.
Të dielën mbrëma në “Minatori”, Trepça fitoi 95:69 ndaj skuadrës prishtinase.
Ishte ky derbi i xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Por vetëm në letër.
Në parket “xehetarët” dominuan plotësisht për fitore bindëse në fund.
Që në çerekun e parë të përzgjedhurit e Adis Beqiragiqit nisën shkëputjen. Pas pjesës së parë rezultati ishte 44:32.
71:45 ishte rezultati në fund të çerekut të tretë, duke e bërë të fundit vetëm formalitet.
Trepça u paraqit pa dy prej lojtarëve kryesorë, që munguan për shkaqe shëndetësore. Por dallimi sërish ishte i madh.
Mustapha Amzil ishte më i miri në fitore me 23 pikë, shtatë kërcime e tri asistime. Dardan Kapiti e ndihmoi fitoren me 20 pikë e pesë kërcime. Shawn Jones kontribuoi me 15 pikë e katër kërcime, ndërsa Batin Tuna i kishte 12 pikë e tetë kërcime.
Te Prishtina loië pak më të mirë kishte Eljah Clarance. Ai i realizoi 16 pikë. Adrio Bailey i realizoi 10 pikë e tetë kërcime, ndërsa Dion Haxhosaj e përfundoi ndeshjen me 14 pikë e katër kërcime.
Trepça me fitore forcohet në pozitën e parë me 25 pikë. Ka 11 fitore e tri humbje. Prishtina ka bilanc prej shtatë fitore e shtatë humbje. Dha vazhdon të vuajë për stabiliteti në Superligë.