Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, Kosova U16 shënon edhe fitoren e dytë

Përfaqësuesja U16 e Kosovës në basketboll, e ka shënuar edhe fitoren e dytë në turneun “FIBA European Challenger” që po mbahet në Prishtinë.

Pas fitores së thellë ndaj Maltës (117:20) në ndeshjen e parë, Kosova të martën e ka mposhtur bindshëm edhe Moldavinë me shifrat 122:42. Arlind Konjuhi ishte më efikasi te Kosova me 26 pikë, i përcjellë nga Eris Zeneli që realizoi 22 sosh. Ndeshjen e tretë, Kosova e luan kundër Gjiraltarit të mërkurën në kuadër të grupit F. Aktualisht, Kosova i prinë grupit me katër pikë, sa i ka edhe Luksemburgu që ia shkaktoi Shqipërisë humbjen e dytë në këtë garë.