Basketboll

Basketboll, Kosova U16 mposhtet nga Shqipëria në Pejë

Basketboll, Kosova U16 mposhtet nga Shqipëria në Pejë

Përfaqësuesja U16 e Kosovës e ka nisur me humbje paraqitjen në Kampionatin Evropian të Divizionit C për basketbolliste.

Evropiani i nivelit të tretë po organizohet në Pejë.

Të martnë mbrëma, Kosova U16 humbi thellë, 60:43, nga Shqipëria. Ndeshja ishte e dobët dhe me gabime të shumta.

Basketbollistet e Kosovës i kishin plot 41 gabime, gati sa edhe pikë të shënuara. Lojtaret e Shqipërisë i kishin 27 gabime.

Te Kosova lojë pak më të mirë shfaqi Anila Fazliu. Ajo i realizoi 14 pikë, 12 kërcime e katër asistime. Por i kishte edhe gjashtë topa të humbur.

Të mërkurën Kosova luan me Maltën.