Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, Kosova po barazon me Azerbajxhanin pas çerekut të parë

Kosova është duke barazuar 19:19 me Azerbajxhanin pas çerekut të parë në ndeshjen para-eliminatore për Botërorin 2027 të basketbollit.

Dardan Berisha ka realizuar nëntë pikë për Kosovën.

Është ndeshja e dytë parakualifikuese e Kosovës. Në Prishtinë e mposhti Irlandën 83:76 pak ditë më parë. Në grup me Kosovën është edhe Zvicra.