Sport

Basketboll, kampioni në kërkim të fitores së parë

Kampionin, Golden Eagle Yllin, e pret punë e vështirë për t’i dhënë fund serisë së humbjeve.

Ylli të dielën nga ora 17:15 e pret Sigal Prishtinën. Ndeshja i takon xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në basketboll. Ylli, me gjithë përforcimet e shumta, ka humbur tri ndeshjet e para. Ndërkohë Prishtina, që ka bërë ndryshime të shumta në përbërje, ka dy fitore e një humbje.

Të shtunën janë ndeshjet Rahoveci – Bashkimi (17:00) dhe Prizreni-16 – RC Cola Drita (19:00).  Derisa rivalitet pritet në ndeshjen Rahoveci – Bashkimi, Prizreni nuk pritet të ketë telashe për të arkëtuar dy pikë të reja.

Java e katërt është hapur të enjten kur u luajt takimi mes Trepçës dhe Pejës.  Fitore shënoi Trepça me rezultatin 83:66.  Për Trepçën ishte fitorja e katërt, ndërsa për Pejën humbja e parë.