Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, duele të forta në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Përballje interesante do të ketë në serinë çerekfinale të Kupës së Kosovës në basketboll. Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), të mërkurën ka njoftuar për tërheqjen e shortit.

Dueli më interesant i çerekfinales të Kupës së Kosovës, do të jetë ai ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës. Po ashtu, spikat edhe dueli mes rivalëve të qytetit të Prizrenit, skuadrave Prizreni-16 dhe Bashkimi.

Trepça do të përballet me Rahovecin ndërsa Golden Eagle Ylli do të luajë kundër skuadrës së Dritës. Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 9/10 shkurt të vitit të ardhshëm kurse turneu i Kupës së Kosovës do të zgjasë deri më 13 shkurt.

Në gjysmëfinale, fituesi i duelit Ylli – Drita do të përballet me atë të ndeshjes mes Prizrenit-16 dhe Bashkimit. Ndërsa, në gjysmëfinalen tjetër do të jenë fituesit e çerekfinaleve Trepça – Rahoveci dhe Peja – Sigal Prishtina. Skuadra e Prishtinës është fituese në fuqi e Kupës së Kosovës.